AKTUALITET

Kaos e zjarr në Kuvend, pasqyrim në mediat ndërkombëtare!’Corriere’, ‘CNN’ e ‘TRT’ shkruajnë për seancën e sotme

17:04 - 20.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kaosi i sotëm në Kuvendin e Shqipërisë, në ditën kur do të diskutohen projektbuxheti 2024, ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat ndërkombëtare.




“Corriere della Sera” shkruan se parlamentin shqiptar e ka përfshirë kaosi, pasi opozita ndezi tymuese e më pas zjarr në kuvend.

“Qëllimi i opozitës është të krijojë komisione parlamentare hetimore për të hetuar rastet e dyshuara të korrupsionit që mund të përfshijnë zyrtarë të lartë të degës ekzekutive, shkruan kjo media duke cituar “La presse”.

Mediat greke e kanë pasqyruar gjithashtu kaosin në Kuvend, duke shkruar se para tymit e zjarrit, personeli i sigurisë u vendos para ulëses së kryeministrit Edi Rama për ta mbrojtur nga incidentet.

Media turke TRT publikoi pamje nga seanca e tensionuar, duke përfshirë paralajmërimin e Sali Berishës se nuk do të ketë kthim mbrapa deri në rikthimin sipas tij të parlamentarizmit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.