AKTUALITET

Reuters për protestën e opozitës në Kuvend: Deputetët grumbulluan karrige në qendër të dhomës, por siguria i mbajti larg…

16:17 - 20.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Agjencia e lajmeve Reuters i ka dedikuar një artikull tensioneve sot në Kuvend, ku opozita vijoi aksionin e saj duke grumbulluar karriget në mes te sallës dhe duke ndezur tymuese, për të penguar zhvillimin normal të seancës ku po votohej buxheti i vitit 2024.




Artikulli i plotë i Reuters

Anëtarët e Partisë Demokratike të opozitës shqiptare ndezën bomba tymuese po ashtu ata ndezën një zjarr të vogël, i cili u shua shpejt, në mes të parlamentit të hënën, në një përpjekje të dështuar për të ndaluar kuvendin të votonte për buxhetin e vitit 2024.

Deputetët grumbulluan karrige në qendër të dhomës dhe tymi i kuq, jeshil dhe vjollcë mbushi ajrin ndërsa siguria i mbajti protestuesit larg nga selia e kryeministrit Edi Rama.

Një deputet u duk duke ndezur një zjarr të vogël i cili u kalua përpara se flakët të përhapeshin për një kohë të shkurtër dhe të shuheshin nga deputetët përreth.

Kreu de-facto i partisë demokratike, Sali Berisha, ish-kryeministër, ka akuzuar qeverinë se po përpiqet të heshtë opozitën në parlament ku Partia Socialiste e Ramës ka shumicën.

“Beteja nuk ka rrugë kthimi”, u tha Berisha gazetarëve pas trazirave në sallën ku buxheti kaloi votimin e parë në një seancë që zgjati më pak se pesë minuta.

“Qëllimi ynë është të sjellim pluralizëm në parlament”.

Muajin e kaluar, prokurorët akuzuan Berishën dhe dhëndrin e tij për korrupsion lidhur me një marrëveshje toke që përfshinte terrenet e një klubi sportiv. Ata e akuzuan atë për përdorimin e ndikimit të tij si kryeministër nga viti 2005 deri në 2009 për të ushtruar presion “për përfundimin e procedurave të privatizimit në favor të të tjerëve, përfshirë burrin e vajzës së tij”.

Dhëndri i tij u arrestua por Berisha ka imunitet nga ndjekja penale si deputet. Ai është urdhëruar të mos largohet nga vendi.

Berisha akuzon Ramën se ka orkestruar prokurorinë ndaj tij. Rama e mohon akuzën.

“Ata (opozita) sollën fjalorin dhe sjelljet e rrugës në politikë”, tha Rama në X, pas trazirave.

Burimi: Reuters 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.