AKTUALITET

VIDEO/ Ka shkruar historinë me Shqipërinë, bomberi i munguar në listë shfaqet në stadium për të përshëndetur shokët e skuadrës

20:20 - 20.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Armando Sadiku është një emër i cili do të kujtohet gjithmonë në historinë e futbollit shqiptar. Sulmuesi ishte ai i cili shënoi golin e parë (deri tani të vetëm) në një Kampionat Europian, teksa tundi rrjetën përballë Rumanisë në Euro 2016.




Bomberi kuqezi ka qenë pjesë e grupit të Silvinjos në grumbullimin e qershorit të trajnerit brazilian teksa ka zbritur për pak minuta në fushën e lojës në duelin ndaj Ishujve Faroe. Por më pas ai nuk është grumbulluar më në këto eliminatore.

Megjithatë, edhe Sadiku i është gëzuar arritjes së Kombëtares shqiptare dhe ka dashur të përjetojë nga afër festën sot në “Air Albania”. Për këtë arsye ai ka qenë sot në stadium ku para sfidës është takuar përzemërsisht me drejtuesit e FSHF-së dhe me pjesëtarët e stafit kuqezi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.