AKTUALITET

Ministri grek vjen në Shqipëri, takohet me Fredi Belerin në burgun e Durrësit!

16:08 - 21.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Shqipëri ndodhet ministri i Shtetit të Greqisë, Stavros Papastavrou, i cili sipas informacioneve të mediave greke, do të takohet me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg.




Takimi do të zhvillohet në mesditë në burgjet e Durrësit, ku ndodhet i burgosur prej gjashtë muajsh.

Vizita bëhet në funksion të vazhdimit të gjyqit nesër, për t’i shprehur edhe një herë mbështetjen e tij.

Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Zoti Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik. Kërkesat e tij të herëpasherëshme për ndryshimin e masës së sigurisë janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, të cilave ai u është drejtuar sërish me të njëjtën kërkesë.

Arrestimi i tij ka acaruar dukshëm marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës. Kjo e fundit ka kërkuar lirimin e tij, me pretendimin se janë shkelur të drejtat e njeriut dhe ato të pakicave, si dhe duke kërcënuar me bllokimin e rrugëtimit të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin europian.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.