AKTUALITET

“Vendimi i sovranit për votën nuk po zbatohet akoma”/ Takoi Fredi Belerin në paraburgim, ministri grek: Të gjendet zgjidhje në kuadrin e ëndrrës europiane

17:01 - 21.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri grek i Shtetit Stavros Papastavrou, ka folur për media pas takimit me Fredi Belerin në paraburgimin e Durrësit. Ai përsëriti se gjyqësori duhet të bëjë drejtësi pasi e quan të padrejtë arrestimin e Belerit. Para medieve ministri grek tha se Himara sipas tij është e vetmja “bashki në Europë ku kryetari i humbur vazhdon të drejtojë bashkinë dhe kryetarit të zgjedhur po i mohohet e drejta për t’u zgjedhur”.




“Erdha e vizitova kryebashkiakun e Himarës që mbahet në burg këtu e 7 muaj. Fatkeqësisht në Himarë, vendimi i sovranit për votën nuk po zbatohet akoma. Himara është e vetmja bashki në Europë ku kryetari i humbur vazhdon të drejtojë bashkinë dhe kryetarit të zgjedhur po i mohohet e drejta për t’u zgjedhur”, u shpreh ministri grek.

‘Ne i gjendemi pranë Fredi Belerit për një gjyq të drejtë dhe duam që prezumimi i pafajësisë së tij të respektohet nga drejtësia shqiptare. Duhet gjetur një zgjidhje në kuadrin e së drejtës europiane dhe shtetit të së drejtës dhe ëndrrës europiane që të kthehet normaliteti në bashkinë e Himarës”, vijoi më tej ministri Papastavrou.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.