AKTUALITET

Finlanda mbyll pikat kufitare me Rusinë, shkak emigrantët e paligjshëm

20:35 - 22.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Finlanda do të mbyllë tre nga katër pikat e fundit kufitare në kufi me Rusinë.




Kryeministri i Finlandës, Petri Orpo bëri me dije se ky vendim vjen pasi Helsinki dyshon se Moska po lejon me qëllim kalimin e emigrantëve të paligjshëm.

“Qeveria vendosi sot mbylljen e pikave të reja kufitare. Vetëm stacioni Raza Josepi do të mbetet i hapur”, tha kryeministri Petri Orpo në një konferencë për shtyp.

Finlanda akuzon Moskën se ka lejuar emigrantët e paligjshëm të kalojnë kufirin e tyre të përbashkët.

Autoritetet finlandeze thonë se kanë vënë re që nga fundi i gushtit se ka një fluks të madh emigrantësh pa dokumente nga Lindja e Mesme dhe Afrika, kryesisht nga Iraku, Somalia dhe Jemeni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.