AKTUALITET

Grabitje me armë zjarri në një argjendari në Kosovë, mbetet i plagosur një punonjës i policisë. Dinamika e ngjarjes

17:28 - 22.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure (22 nëntor) në Suharekë, Kosovë.




Persona të armatosur kanë hyrë në një argjendari dhe në momentin që policia ka mbërritur në vendngjarje, autorët kanë qëlluar në drejt të efektivëve duke lënë të plagosur një prej tyre.

Sipas policisë së Kosovë, polici i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autorët e dyshuar mendohet se janë 4.

“Sot rreth orës 15:45 është marrë informatë se në Suharekë në një argjendari është një grabitje me armë në zhvillim e sipër. Patrullat policore të stacionit të policisë së Suharekës janë informuar menjëherë dhe kanë shkuar në ngjarje. Rreth orës 16:03 kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është një veturë e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërri në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur, ai ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në grabitje dyshohet se janë të përfshirë 4 të dyshuar të cilët për momentin kanë arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes”, ka njoftuar policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.