Kryesore

“Ja kë dua të shmang në short”/ Sylvinho flet për Brojën: Dera është e…

09:47 - 22.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria arriti një kualifikim historik për të dytën herë në finalet e një kampionati Europian. Për këtë gjë, trajneri brazilian i Kombëtares, Silvinjo, u shpreh tejet entuziast, teksa tregoi dhe zgjedhjet e tij që do të bëjë për në Gjermani. Ai gjithashtu u ndal dhe te sfida më e vështirë që ka pasur këto kualifikuese, e cila sipas tij ishte transferta me Republikën Çeke.




“Ne kishim konsumuar shumë energji me Moldavinë dhe kur u mendua që e fituam, nuk ishte shumë e thjeshtë kjo gjë. Por jemi qenie njerëzore. Dikush e di se çfarë është kampionati Europian. Ju e keni parë se çfarë feste u organizua.

Mungoi një gol? Jo, nuk mungonte asgjë. Sigurisht, për ta mbyllur bukur, por nuk ishte shumë e thjeshtë që të menaxhosh kokën e futbollistit.

Ne ishim aty, praktikisht po numëronim sekondat mbrapsht. 1-0, po mbaron. Mos të harrojmë që është hera e dytë që po shkojmë në Europian. Duhet ta mendoni si është koka e futbollistit kur shkon të flejë një natë më parë. nëse barazojmë ose fitojmë shkojmë në Europian për herë të dytë. Unë kam fjetur 2-3 orë. Nuk është e thjeshtë. Kemi bërë një garë të fortë, por kemi dhënë shumë.

Ndryshimi i formacionit me Ishujt Faroe? Ndeshja ishte e madhe. Ne kemi dy miqësore në mars dhe një ose dy përpara se të shkojmë në Europian. Nuk ka kohë, për një kombëtare nuk ka kohë. Duhet të punosh që të fitosh. Çdo 15 minuta për një lojtar vlen një jetë. Sigurisht që pas tre ditësh disa futbollistë mund të jenë dhe të lodhur dhe duhet të mendoj dhe për ndërrimet në këtë rast.

Grupi është ky. 80 apo 90%, mungojnë dhe gjashtë muaj.

Broja? Kombëtarja është e hapur për të dhe për shumë të tjerë. Ai në këtë moment është një lojtar i veçantë, sepse ka pësuar një dëmtim goxha të fortë. Ai duhet të ketë 2-3 muaj të qetë, që të rifutet në lojë.  Ai është një lojtar kampion.

A është ai gati? Sigurisht. Jam shumë i sigurt.

Keni frik nga Italia? Respekt. Të gjitha janë të vështira. Unë kam nderin që po shkoj atje dhe po luaj me ta.

Skuadrat që nuk dua të përballem? Portugalia ka bërë mirë, edhe Spanja. Janë të forta të gjitha.

Është e vërtetë, atje 90 minuta luhet, por nuk është e thjeshtë. Ne duhet të përmirësohemi, të rritemi, por gjithmonë me këmbë në tokë. Ne duhet të bëjmë një rrugëtim të rëndësishëm, të luajmë në Europian, të luajmë në Botëror, të ecim dalëngadalë.

Mundet Shqipëria të ëndërrojë një histori si Greqia në 2004? Për mua sot është një ëndërr. Është një ëndërr që të shkosh atje. Ne duhet të mendojmë të përmirësohemi dhe të bëjmë një figurë të mirë.

Sipas meje cilësia e lojtarëve është përmirësuar. Presidenti e njeh gjithë historinë, por sipas meje kemi një skuadër të fortë që luajnë në kampionate të rëndësishme, të fortë. Kur kthehen në Kombëtare kthehen si lojtarë të nivelit të rëndësishëm.

Miqësore para Europianit? Varet nga shorti. Pas shortit ne do të kuptojmë taktikën, pjesën fizike, futbolli e një skuadre për të bërë një miqësore.

Në formacion? Është e vështirë, nuk e kam bërë këtë llogaritje. Janë shumë. A mund të luajnë të gjithë? 15-16 ose dhe më shumë. Janë edhe 6 muaj. Nëse vjen ndonjë futbollist i jashtëzakonshëm… Kjo është fryma e Kombëtares. Asani për shembull. Kush mund të thoshte se Asani mund të luante në Kombëtaren shqiptare? Është një frymëzim dhe e jashtëzakonshme për ne.

Falënderoj stafin për mundësinë që na dha Federata për të punuar çdo ditë.

Mitaj është një lojtar i madh. Falënderoj Bushin.

Goli i preferuar? Të gjithë. Më i rëndësishëm? Të gjithë kanë qenë të rëndësishëm. Ndoshta penalltia e Çikalleshit. Diçka e thjeshtë, por që na dha mundësinë për të shkuar në Europian.

Momenti më delikat? Ndeshja më e vështirë ishte me Republikën Çeke në transfertë. Sepse ata janë të fortë. Skuadra, me taktikë, lojë individuale, lojtarë të fortë. Ata kanë bërë një dëm. Barazimi me ta ishte tejet i vështirë.

Golat? Është besimi i lojtarëve. Cilësia e lojtarit është aty, ne duhet t’i japim besim të ecin përpara.

Kur fituam me Republikën Çeke në shtëpi menduam se u kualifikuam. Në nivel pikësh, ishim shumë afër.

A do të afroj lojtarë të tjerë që nuk kanë luajtur? Ndoshta, sepse Kombëtarja këtu është. Dera është e hapur. Unë nuk heq dorë, duhet të punojmë. Ne jemi pak entuziastë. Është hera e parë për mua, më pas duhet të punojmë për grupet.

E imagjinoj se çfarë feste shqiptare mund të ketë në Gjermani. Edhe të kualifikoheshim ishte një përgjegjësi e madhe, por po të bëjmë diçka më të mirë atje do të jetë një mrekulli”, u shpreh Silvinjo për “Opinion” në “TV Klan”.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Nuk e kuptoj Silvinjon!Duke luajtur futboll te firte dhe sulmues mori rezultatet,rritu entuzizmin ne skuader edhe te sportdashesit.Ne dy ndeshjet e fundit e rreshtoi skyadren ne mbrojtje,ndonese dy skyadrat jane ne fund te tabeles!Pse!?Po me zkuadrat e medha si do te luaj!?Autibuzin ne mbrojtje ne shqiptaret nuk e pelqejne.Vete na beri me flatra,po vete na merziti deri ne pikellim.

    Përgjigju ↓