AKTUALITET

VIDEO/ Klas i pastër, Armando Broja shënon nga ‘hiçi’! Chelsea krenohet me shqiptarin

16:11 - 22.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër ndeshje, 122 minuta dhe një gola të shënuar në Premier League, këto janë shifrat e Armando Brojës këtë sezon me Chelsean. 22-vjeçari shqiptar prej 11 muajsh vuajti një dëmtim të rëndë në gju, që e mbajti jashtë gjatë.




Tanimë Broja është rikthyer dhe duket se po tregon cilësitë e tij në stërvitje. Vetë Chelsea ka publikuar një video të sulmuesit të Kombëtares nga stërvitja, teksa kontrolli, goditja dhe goli vijnë nga “hiçi”, me Brojën që tregon cilësitë absolute që ka në këmbë dhe kokë.

Tanimë është koha që Broja të marrë minuta në fushë, për t’u rikthyer më i gatshëm se kurrë për Kombëtaren, që do luajë nga 14 qershori – 14 korrik në finalet e Euro 2024 që zhvillohet në Gjermani.

Shikoni videon


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.