AKTUALITET

Tajani: Ballkani, prioritet! Nuk mund ta lëmë në dorë të Rusisë, Kinës e Turqisë

15:25 - 23.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Italian, Antonio Tajani, gjatë një takimi ndërqeveritar në Berlin, u tregua i drejtpërdrejtë në deklaratat e tij pasi ai tërhoqi vëmendjen tek rajoni. Ai e konsideroi rajonin si “oborri i pasmë i Europës”, e cila duket se po kthehet në një fushëbeteje për influencë.




“Zona e Ballkanit për ne është prioritet. Prania e Italisë dhe Gjermanisë në Ballkan duhet të bëhet pjesë kryesore e aksionit tonë drejt Lindjes. Nuk mund ta lëmë Ballkanin në duart e rusëve, turqve, sauditëve dhe kinezëve. Prandaj ne kemi nevojë për një prani të madhe industriale në Evropë dhe kjo u takon vendeve të mëdha të industrializuara, duhet t’i afrojmë këto vende me Bashkimin Evropian”, tha ministri i Jashtëm Antonio Tajani në takimin ndërqeveritar Itali-Gjermani në Berlin.

Vëmendjen e shtuar që po merr Ballkani në perëndim e dëshmoi qartë edhe turneu rajonal i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ky turne erdhi pak ditë pas deklaratës së bujshme të presidentit ukrainas , Volodymyr Zelensky, se Rusia po planifikon një luftë në rajon, duke e kthyer atë një Lindje te mesme të dytë, raportojnë mediat italaine.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.