Kryesore

Arrestimi i Erzen Breçanit për përfshirje në trafikun e drogës, Berisha: Nuk ka qenë bodigardi im

13:01 - 24.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë në lidhje me operacionin e SPAK, ku u arrestua Erzen Breçani, ndërsa djali i tij u shpall në kërkim. Sipas Berishës, Erzen Breçani nuk ka qenë kurrë bodigardi i tij, por tha se ka qenë një polic i vlerësuar në detyrat që ka pasur.




Sipas Berishës, kushdo person që shkel ligjin duhet të bëhet përgjegjës dhe të dalë para drejtësisë, ndërsa theksoi se këtë qëndrim e ka për çdo individ.

“Së pari të garantoj se nuk ka qenë kurrë Badigardi i Sali Berishës, nuk ka qenë, jo se Berisha ka pasur ndonjë vërejte për të. Ai ka qenë polic i vlerësuar në krye të detyrës në të gjitha postet që ka pasur. Ai ka qenë në mos gaboj nën drejtor i policisë së Tiranës, ka punuar në forcat speciale.

Së dyti për Erzen Brecanin dhe për cdo njeri tjetër Berisha ka një qëndrim, ligjin ligjin dhe vetëm ligjin. Kush ka shkelur ligjin  të bëhet përgjegjës.

Së treti dua ti them atij anëtarit të bandës Bajri që deklaron se ajo kulla e Matës qenka e një të afërmit të mi, unë kërkoj që ajo të konfiskohet. Por i them anëtarit të bandës Bajri mirë është të shkojë dhe të japë llogari dhe mos mendoje se do kalojë krimet që ka kryer në emër të bandës duke shpifur e trilluar poshtë e përpjetë. Ai është anëtar i paguar i bandës, me dokumente.

Cdo njeri që shkel ligjin duhet të marrë atë që meriton. Pavarësisht se kush është. Unë nuk kam mbrojtur asnjë shkelës ligji”, tha Berisha ne nje konference per gazetaret.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.