Kryesore

E zbulon Berisha: Meta ka munguar kohët e fundit për shkak se ka bërë kontrolle mjekësore

09:03 - 24.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar për herë të parë arsyen pse kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk ka qenë shumë prezent në publik.




Sipas Berishës, ish-presidenti ka zhvilluar disa kontrolle mjekësore dhe se  rezultatet dolën mirë për Metën dhe tani ai është në mbështetje të plotë të linjës opozitare.

“Tre aleatët tanë kanë shpallur se nesër do të dalin në konferencë shtypi, është normale, janë parti të pavarura dhe synojnë një bashkim të së djathtës dhe ne do ta shqyrtojmë propozimin e tyre. Ne jemi të hapur veç partisë Brava-Balla, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me LSI-në po e po dhe me çdo forcë tjetër.

Unë jam optimist sepse është një kohë kur në situatën e krijuar në të gjitha aspektet, partitë kanë rolin e tyre, por shoqëria është përcaktuese dhe do të bëjmë gjithçka për motivimin e saj. Ilir Meta ka qenë edhe me disa kontrolle mjekësore nga të cilat ka dalë mirë, është kthyer, është aktiv në media dhe mbështet plotësisht qëndrimin e opozitës”, është shprehur Berisha në Euronews Albania.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.