LAJMI I FUNDIT

Ereksioni/ Çfarë “zbulon” për shëndetin tuaj?

20:12 - 24.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Meshkujt që vuajnë nga mosfunksionimi erektil kanë gjasa të jenë në rrezik më të madh të sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru ose vdekje të parakohshme, argumentojnë shkencëtarët kinezë në një studim të ri të kryer në Spitalin Universitar Nanchang dhe të botuar në Journal of Sexual Medicine.




Studiuesit analizuan 25 studime me një kampion total prej 154,794 burrash dhe zbuluan se ata që kishin vështirësi në arritjen ose ruajtjen e ereksionit kishin 59% më shumë gjasa të zhvillonin probleme të zemrës sesa ata që nuk kishin probleme me ereksionin. Gjithashtu, disfunksioni erektil rrit rrezikun e meshkujve për goditje në tru (34%) dhe vdekje të parakohshme (33%). Këto rreziqe, në fakt, ishin më të mëdha për meshkujt mbi 55 vjeç, diabetikët, duhanpirësit dhe ata që vuanin nga impotenca seksuale.

Disfunksioni erektil është një gjendje që prek 100 milionë meshkuj në të gjithë botën në shkallë të ndryshme, një numër që parashikohet të rritet në 300 milionë deri në vitin 2025. Ndërkohë, sëmundjet e zemrës janë përgjegjëse për 25% të vdekjeve në Britaninë e Madhe dhe SHBA.

Shkencëtarët e udhëhequr nga Dr. Wenxiong Zhang kreu studimin në fjalë dhe zbuloi një lidhje të fortë midis disfunksionit erektil dhe sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe vdekjes së hershme nga çdo shkak.

Për më tepër, befasues në mesin e gjetjeve të studiuesve ishte se burrat që kishin pasur disfunksion erektil për më pak se shtatë vjet ishin në rrezik më të madh se ata që kishin pasur këtë problem për një periudhë më të gjatë kohore.

Mosfunksionimi erektil është gjithashtu i lidhur ngushtë me depresionin, i cili nga ana tjetër mund të jetë një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës. “Depresioni i patrajtuar, në zhvillim mund të bëhet një katalizator për shëndetin e dobët, me ata që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor madje hezitojnë të kërkojnë ndihmë për mosfunksionimin erektil”, theksojnë studiuesit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.