Kryesore

Franca dhe Anglia favoritët e Europianit, ja koeficenti i Shqipërisë

13:22 - 24.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj dhe vitin e ardhshëm do të luajë në fazën finale në Gjermani.




Në vitin 2004 kemi parë që Greqia u shpall Kampione e Europës, por a mund të arrijmë edhe ne të njëjtën gjë? Sipas kompanisë së basteve “Betwin” është pothuajse e pamundur, teksa siç pritej një sukses i Shqipërisë kuotohet me koeficentin 400 dhe renditemi të fundit në listë.

Nëse vendosni të harxhoni 1 euro nga xhepi juaj dhe luani suksesin e Shqipërisë në Europian, ju do të fitoni plot 400 euro. Një koeficient tepër i lartë, që tregon se shanset janë tejet të vogla. Sa i takon ekipit më të kuotuar, më favoritët janë Franca dhe Anglia, me 4 koeficient.

Një arritje te trofeu e vendit organizator, pra Gjermania, vlerësohet me koeficientin 6. Pas tyre renditen si favorite Spanja, Portugalia, Belgjika, Italia dhe Holanda.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.