Kronikë

I fundit që ka takuar Ervis Martinajn para zhdukjes, lirohet nga burgu ish-polici i forcave operacionale

12:48 - 24.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është liruar nga qelia ish polici i forcave operacionale Jeton Lami, i cili akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me shoqërimin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.




Mësohet se Jeton Lamit i ka përfunduar dënimi. Lami është personi i fundit që është parë në shoqërinë e Ervis Martinajt para se ky i fundit të zhdukej pa lënë gjurmë.

 

 

Ish-efektivi i Operacionales Jeton Lami u arrestua pas zhdukjes së të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, ndërsa alarmin e ngritën familjarët e Martinajt.

Pak muaj me parë, Jeton Lami ka thyer heshtjen duke dhënë disa shpjegime të detajuara për sa i përket shoqërimit të Ervis Martinajt, por ka refuzuar të ketë dijeni për zhdukjen e tij.

Ai thotë se Martinajn e ka njohur 10 vite më parë, por thekson se nuk ka pasur miqësi apo lidhje të ngushtë.

“Ervis Martinajn e kam njohur 10 vite përpara. Me atë nuk kam pasur asnjë miqësi apo lidhje të ngushtë. Megjithatë tre ditë para se ta shoqëroja në Durrës, e kam takuar rastësisht tek një ambient te Zogu i Zi. Më ka kërkuar ta shoqëroja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.