Kryesore

Liroi nga qelia Jamarbër Malltëzin dhe do të shqyrtojë ankimimin e Berishës për heqjen e masave të sigurisë, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Olldashi

12:15 - 24.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka depozituar dy kërkesa të reja për përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi, e cila liroi nga qelia Jamarbër Malltezin, nga dy çështje.




Njoftimi i Gjykatës:

Duke iu përgjigjur interesit të lartë të medias dhe publikut, mbi shqyrtimin e kërkesave të depozituara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 24.11.2023, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar informon se:

  • me nr. 12 akti, datë 24.11.2023 regjistrimi, është depozituar kërkesa e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt “Përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale me objekt Ankim kundër vendimit penal të datës 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin është vendosur rrëzimi i kërkesës me objekt “Konstatimi i humbjes së fuqisë së masave shtrënguese “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit””, caktuar ndaj personit në hetim S.B”. Kjo kërkesë do të shqyrtohet nga trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, ditën e sotme, në datë 24.11.2023, në orën 12:00.
  • me nr. 13 akti, datë 24.11.2023 regjistrimi, është depozituar kërkesa e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt “Përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale me objekt Ankim kundër vendimit penal të datës 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin është vendosur rrëzimi i kërkesës me objekt “Konstatimi i humbjes së fuqisë së masës shtrënguese “Arrest në burg”, caktuar ndaj personit në hetim J.M.”. Kjo kërkesë do të shqyrtohet nga trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, ditën e sotme, në datë 24.11.2023, në orën 13:15.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.