Kronikë

Malltezi kërkoi heqjen e sekuestros së pasurive, Apel ii GJKKO-së merr vendimin

13:12 - 24.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjyqtarja e Apelit të GJKKO, Iliriana Olldashi ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e 25 pronave të dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi.




“Miratimin e vendimit nr. 410, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.

SPAK kërkoi përjashtimin e gjyqtares Olldashit nga çështja me argumentin se është në konflikt interesi, por u rrëzua nga Apeli i GJKKO-së.

 

 

E njëjta gjyqtare mori vendimin për lirimin nga qelia të Jamarbër Malltezit duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Njoftimi i Gjykatës:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 24.11.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 168 akti, datë 13.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim J.M. dhe palës së interesuar A.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 410, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar mbi vendosjen e sekuestros preventive mbi sendet, dhe vendosi:

  • Miratimin e vendimit nr. 410, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.