Kryesore

Meta reagon për ndarjen nga jeta të Zef Dedës: Do të mbetet i përjetshëm në zemrat e të gjithë shqiptarëve

11:43 - 24.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur të humorit, Zef Deda.




Me anë të një mesazhi në Facebook, Meta shprehet: “Kujtimi i Zef Dedës do të mbetet i përjetshëm në zemrat e të gjithë shqiptarëve”.

“Një humbje e madhe për humorin dhe artin shqiptar ndarja nga jeta e aktorit shumë të dashur për publikun, Zef Deda.

I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Deda.

Kujtimi i Zef Dedës do të mbetet i përjetshëm në zemrat e të gjithë shqiptarëve”, thekson ish-Presidenti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.