Kryesore

Ndarja nga jeta e Zef Dedës, flet aktorja: Prej 2 muajsh nuk lëvizte, dy netë më parë…

11:32 - 24.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktorja e njohur Drande Xhaj ka rrëfyer se mjeshtri i humorit, Zef Deda është diagnostikuar me sëmundjen e rëndë rreth një vit më parë.




Për News24, aktorja, e cila ka qenë partnere e tij në skenë, rrëfeu se pavarësisht se u diagnostikua me sëmundjen Zef Deda nuk pranoi të rrinte në shtrat, por dilte dhe bënte shëtitje.

Drande Xhaj u shpreh se dy muajt e fundit aktori i ndjerë ka qëndruar në shtëpi pasi nuk lëvizte dot. Ndërsa tregoi se e takoi për herë të fundit dy ditë më parë për t’u interesuar për shëndetin e tij.

Ajo u shpreh se largimi nga jeta i aktorit Zef Deda i ka shkaktuar dhimbje të madhe.

“Para dy netësh shkova e takova, kemi shkuar më papara, jemi interesuar për shëndetin e tij. Ishte i ri për tu larguar nga jeta, na la një dhimbje të madhe. Është Chaplin shqiptar, është aktor fenomen. E kemi dashur, kemi ndarë gjithçka me të, na mungon jo vetëm si artist, por edhe si njeri.

Ka dy muaj që ishte në shtëpi dhe nuk lëvizte, është konstatuar gati një vit më përpara. Por nuk pranoi të rrinte në shtrat, ka dalë ka lëvizur, e kemi takuar. Ka shëtitur edhe pse ishte i lodhur, Shpirti i tij prej artisti nuk e pranoi, ai s’ka ikur, do jetë përjetësisht në familjet shqiptare”, tha aktorja Drande Xhaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.