BLUETOOTH

U nda sot nga jeta pasi vuante nga sëmundja e rëndë/ Njihej si një nga komedianët më të mirë shqiptar, ja kush është Zef Deda

11:23 - 24.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e artit, teksa aktori i mirënjohur i komedisë Zef Deda është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare pas një sëmundje të rëndë




Djali i tij, aktori Julian Deda ka vendosur një fiongo të zezë në shenjë zie në rrjetet sociale.

Zef Deda ka qenë një nga komedianët më të mirë në vend, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë.

Aktori lindi në Shkodër më 27 korrik 1950 dhe është shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë.

Fillon shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike. Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë shkodran.

Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai u kthye në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit.

Zef Deda është i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda.

Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.