BLUETOOTH

FOTO/ Dasmë në “Big Brother VIP”, çifti kurorëzon me martesë dashurinë e tyre. Dalin pamjet

09:52 - 25.11.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë primet të mbrëmjes së djeshme dy konkurentët e “Big Brother Vip Kosova” Adri dhe Iliriana kanë kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre 13-vjeçare.




Çifi kanë zgjedhur për të lidhur betimin e përjetshëm në sytë e publikut gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të spektaklit.

Në ditën më të rëndësishme të Adrit dhe Ilirianës ku bënë betimin e përjetshëm, të pranishëm ishin prindërit e çiftit dhe dy dëshmitarë.

Vetëm disa orë para martesës, konkurenti i propozoi të dashurës së tij për të lidhur jetën së bashku me martesë, ndërsa ajo mes lotësh u përgjigj “Po” duke i shprehur dashurinë e madhe që ka për të.

Pasi kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, dyshja vazhduan sërish garën për të fituar çmimin e madh.

Kujtojmë që disa muaj më parë edhe Luiz Ejlli dhe Kiara Tito u njohën dhe u dashuruan me njëri-tjetrin në “BBV”, ndërsa e kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre në natën finale të këtij reality show ku këngëtari shkodran u shpall fitues.

Lidhja e tyre e dashurisë vazhdoi edhe pas daljes së tyre nga ku spektakël, ku çifti vazhduan të jetojnë së bashku, ndërsa së fundmi ndanë me fansat lajmin që se shpejti do të vijë në jetë fryti i tyre i dashurisë, duke u bërë prindër për herë të parë.

Mes emocionesh, Luizi dhe Kiara zbuluan se e vogla e tyre do të jetë një vajzë, megjithëse ata po presin me padurin që të mbajnë në dorë vajzën e tyre.

Luiz Ejlli

Luiz Ejlliii

luiz ejlli kiara tito

luiz ejlli kiara tito3


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.