BLUETOOTH

Fotot nga paparazzi/ Deputetja e PS heq dorë nga minifundet dhe veshjet e ngushta, zgjedh kostum “over-size” në Parlament

18:00 - 25.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jemi të sigurt që Enslemvera Zake më shumë është përfolur në faqet tona sesa në lajmet e politikës.




Shkak për këtë famë të saj, ka qenë pikërisht “look”-u i deputetes që ka guxuar shpeshherë në Parlament.

Deputetja simpatike është shfaqur sesionin e shkuar në seancë plenare me një fustan mbi gju, duke marrë vëmendjen e të gjithë të pranishmëve. Veshjen me ngjyra ajo e kishte kombinuar me sandalet me taka të larta, duke sjellë pamjen e një pasarele mode më shumë sesa të një ligjvënëse.

Por, mund të themi që për deputeten e Partisë Socialiste, kjo pamje i përket së shkuarës. Në nisjen e vitit të ri parlamentar, Zake duket se ka zënë mend. Vetëm pak javë më parë, ajo erdhi në Parlament me pantallona të zeza të ngushta, që duhej thënë nxirrnin në pah format e saj.

Por këtë herë, deputetja e Korçës, ka vendosur mos të dhurojë më shfaqje në oborrin e Parlamentit. E veshur me një kostum “over-size”, ngjyrë lejla, ajo na ka lënë pak vend për të komentuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.