AKTUALITET

Ministri izraelit: Do ta shkatërrojmë Hamasin për hir të njerëzimit!

15:46 - 26.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Izraelit për Çështjet e Diasporës dhe Barazinë Sociale thotë se është e rëndësishme të kuptohet se pauza humanitare nuk është një armëpushim i përhershëm.




Amichai Chikli i thotë BBC-së: “Nuk ka armëpushim dhe nuk do të ketë armëpushim me një organizatë terroriste të Hamasit”.

Ai shton se Izraeli është i përkushtuar të shkatërrojë Hamasin “jo vetëm për hir të Izraelit, por për hir të njerëzimit”.

Chikli, nga partia Likud e Benjamin Netanyahut, vazhdon: “Ideologjia e Hamasit, e cila është ideologjia e Vëllazërisë Myslimane, kjo ideologji është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe ne mund të shohim se si kjo frymëzoi mizoritë e 7 tetorit – masakrën, përdhunimin, barbarizmi, [ishin] frymëzuar nga partnerët e Hamasit në të gjithë botën”.

Amichai Chikli kritikon KNKK-në, duke thënë se ata “nuk kanë bërë asgjë për pengjet”.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë më parë se ata mund të vizitonin pengjet vetëm nëse kishte marrëveshje që garantonin akses të sigurt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.