AKTUALITET

Moska shton zëdhënësin e ‘Metës’ në listën e të kërkuarve për krime!

15:28 - 26.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Brendshme e Rusisë ka shtuar zëdhënësin e gjigantit amerikan të teknologjisë Meta, Andy Stone në listën e të kërkuarve, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.




Stone “kërkohet sipas një neni të Kodit Penal të Federatës Ruse”, raportoi agjencia, duke cituar bazën e të dhënave të ministrisë. Arsyeja pse Stone u shtua në listë nuk u tregua, sipas raportit.

Në vitin 2022, pas pushtimit të gjithanshëm të Ukrainës nga Rusia, Moska e caktoi zyrtarisht kompaninë amerikane të teknologjisë – e cila zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp – si një organizatë “terroriste dhe ekstremiste”. Kjo hapi derën për procedura më të rënda ligjore kundër përdoruesve të saj në vend.

Platformat e mediave sociale perëndimore si Facebook, Instagram dhe X (i njohur më parë si Twitter) u ndaluan nga Rusia dhe janë të aksesueshme në vend vetëm përmes VPN-ve.

Të dielën, autoritetet ruse thanë gjithashtu se rrëzuan 24 dronë ukrainas. Një ditë më parë, Rusia kishte nisur sulmin më të madh ajror kundër Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të saj, duke bllokuar vendin me 75 drone Shahed.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.