BLUETOOTH

Sa vjeç bën? Jozefina Topalli feston sot ditëlindjen, ndan fotot nga fëmijëria: Ky është pengu që do të më ndjekë sa të kem frymë

12:22 - 26.11.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, feston sot ditëlindjen e 60-të.




 

Në një postim në Facebook, ku ka ndarë dhe foto nga fëmijëria, Topalli ka shkruan se ndihet më e lirë nga çka qenë 30 vjeçe, më konfidente, më e përulur dhe më me eksperiencë.

405571606_902480157906901_5275142027345348000_n

Ajo ka përshkruar jetën e saj, ku thotë se ka nisur të ndihmojë familjen që 12 vjeçe ndërkohë që ishte dhe studente e shkëlqyer.

Por, si të gjithë, dhe Topalli ka një peng për të cilin thotë se do ta ndjekë gjithë jetën.

“Kam jetuar vetëm çfarë kam besuar, por me një kosto jo te vogël për familjen time e në veçanti për fëmijët e mi qe nuk kishin mamën e tyre në shpi si çdo fëmijë 1 vjeç siç ka qene Genari kur unë hyra në Parlament, ne një kohe shume të vështirë për PD. Ky është një peng qe do me ndjek deri kur të kem frymë”, shkruan ndër të tjera ajo.

404327785_902480237906893_7387115383244934683_n 405661351_902480081240242_4744192575011900913_n

Postimi i plotë i Topallit:

Ne kete dite shume speciale per mua, ndihem me e lire nga cfare isha 30 vjece, me konfidente dhe ne te njejten kohe me e perulur, …por edhe e veshur me nje eksperience te pafundme.

Jeta ime ka patur ulje dhe ngritje shume te forta,.

Edhe pse ajo shpesh nuk eshte varur nga une, ne ate pjese qe ndikohej nga une,ne udhen time, zgjedhjet e zgjidhjet , cdo gje e cdo here i kam bere ne menyren time..

Jo pak here as nuk me kane kuptuar, shume here me kane keqkuptuar, por kjo nuk me ka frenu me besu ne ate qe konsideroja te drejte.

Une kam patur fat , qe jo te gjithe e kane. Kam dy femije, qe nuk me kane lenduar kurre zemren;

Kam bashkeshortin , qe me ka mbeshtetur gjithmone edhe kur mendonte ndryshe nga une, duke u bere ne fakt shtylla e ekuilibrit dhe e gezimit ne shtepine  tone, me mencurine, tolerancen dhe humorin e tij.

Por une nuk jam vetem nje mame e lumtur e dy femijeve te dashur, as vetem bashkeshorte e priviegjuar, sot familja jone eshte zgjeruar me dy nipa, qe me japin dashuri te pa fundme.

Ne kete dite kujtoj nanen e baben, qe na rriten permes sakrificave e varferise me dashuri te madhe. Ata kurre nuk na percollen ne vuajtjet, ankthet e  frikerat e tyre per te ardhmen tone . Pavaresisht stuhive te jetes se tyre, ata na e bene femijerine time, te vellait e te motres , te bukur e te pa shoqe; na mesuan edukaten, punen, dinjitetin e dashurine per familjen e njerezit.

Per anet e tjera te jetes une kam qene gjithmone vehtja ime.

Une nuk mund te isha ajo, qe nuk jam.

Kam filluar te punoj per te ndihmuar familjen qekur isha 12 vjece.

Kam patur kurajon per te rrezuar ne fillim te gjithe muret e mia.

Kam qeshur e kam qare, kam gabuar ,kam humbur , kam punuar dhe kam fituar.

Por, cdo gje e cdo here e kam bere ne menyren time..duke bere kujdes te ruaja perhere dinjitetin!

Rruga ime ka qene krejt unike!

Nga nje gjimnaziste fituese olimpiadash te matematikes ne punetore bujqesie ( gjysem e internuar) , deri dhe  Kryetarja e pare e Parlamentit grua.

Qe e vogel kam vendosur , qe te mos ecja ne hijen e askuj.

Me thonin se jam e ashper , kur punoja per ate qe mendoja se ishte e drejte!; kur luftoja per te rrezuar guret e murit te krimit e te pa drejtesive ne Kuvend!

Nuk i kam kthyer kurre shpinen njeriut, por edhe nuk kam dashur kurre te ik nga vehtja ime.

Me thonin se jam e forte , kur ne fakt isha me shume  e ndrojtur.

Kam jetuar vetem cfare kam besuar, por me nje kosto jo te vogel per familjen time e ne vecanti per femijet e mi qe nuk kishin mamen e tyre ne shpi si cdo femije 1 vjec sic ka qene Genari kur une hyra ne Parlament, ne nje kohe shume te veshtire per PD.

Ky eshte nje peng qe do me ndjek deri kur te kem fryme.

Thuhet se cdo ditelindje eshte nje fillim i ri. Une ashtu e ndjen.

Dua jeten dhe dua perseri sfiden.

Falenderoj te gjithe ata, qe me mbeshteten e me deshen pa interes!

405578563_902480054573578_3109120372681998017_n 405556845_902480004573583_5944437235245813870_n 405565191_902480197906897_8997766829229852719_n 404327785_902480237906893_7387115383244934683_n 405573008_902480034573580_5411803823174129110_n 405661351_902480081240242_4744192575011900913_n 405591853_902480134573570_3390117070496071917_n 404376409_902480024573581_2998315453699183318_n 404363595_902479987906918_7349941544264630954_n 405559224_902479947906922_3550013825516326670_n 405647338_902480071240243_7200946790729496618_n 405597851_902480224573561_3517488156459521600_n 405571606_902480157906901_5275142027345348000_n 404324842_902479941240256_8623906330507823343_n


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.