AKTUALITET

​Cisterna izraelite rrëmbehet në brigjet e Jemenit

07:44 - 27.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një cisternë e Izraelit është kapur nga sulmues të paidentifikuar në brigjet e Jemenit të dielën, tha një kompani private e inteligjencës. Sulmuesit kapën cisternë, Central Park, e cila operohej nga kompania Zodiac Maritime, në Gjirin e Adenit, tha kompania e inteligjencës Ambrey.




Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, i cili preferoi të mbetej anonim për arsye sigurie, konfirmoi se anija ishte sekuestruar.

Një deklaratë nga Zodiac Maritime e quajti sulmin si një “incident të dyshuar piraterie”.

Kompania tha se kishte 22 anëtarë të ekuipazhit shumëkombësh në bord dhe cisterna mbante një “ngarkesë me acid fosforik”. Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.