Kronikë

Dy të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin dhe dëmtojnë fasadën e lokalit, procedohen nga policia

14:46 - 27.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një lokal në Korçë ka ndodhur një sherr mes dy të rinjve dhe punonjësit e sigurisë. Policia ka referuar materialet për dy të rinjtë dhe ndaj tyre ka nisur hetim pasi dhe kanë dëmtuar fasadën e lokalit gjatë sherrit.




Gjithashtu, nën hetim është vënë dhe administratori i lokalit, i cili në vijim të veprimeve procedurale për rastin, në këtë lokal u konstatua muzikë e lartë, në kundërshtim me ligjin.

Më tej, u konstatua dhe se 43-vjeçari kishte punësuar 5 punonjësit për ruajtjen e sigurisë së lokalit, pa i regjistruar në organet tatimore.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. L., 19 vjeç dhe K. L., 23 vjeç, të dy banues në Korçë, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar me punonjësit për ruajtjen e sigurisë në një lokal në lagjen nr. 4. Gjithashtu, këta 2 shtetas, gjatë konfliktit, kanë dëmtuar fasadën e lokalit.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë dhe për administratorin e lokalit, shtetasin O. K., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi në vijim të veprimeve procedurale për rastin, në këtë lokal u konstatua muzikë e lartë, në kundërshtim me ligjin.

Më tej, u konstatua dhe se 43-vjeçari kishte punësuar 5 punonjësit për ruajtjen e sigurisë së lokalit, pa i regjistruar në organet tatimore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.