AKTUALITET

U hiqnin ‘GPS’-in makinave me qira dhe i shisnin, në pranga juristja e DRSHTRR Elbasan

10:31 - 27.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 30-vjeçare e cila shërbente si punonjëse e DRSHTRR Elbasan është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim ditën e djeshme për shpërdorim të detyrës dhe për falsifikim të dokumenteve.




Raportohet se ditën e djeshme lidhur me këtë rast policia arrestoi një 37-vjeçar dhe shpalli në kërkim juristen Iva Bodurri, e cila së bashku me të kishte shitur në kundërshtim me ligjin, 3 automjete të marra me qira, të cilave iu kishin hequr GPS.

Nga hetimet dyshohet se 30-vjeçarja ka shpërdoruar detyrën, duke falsifikuar kontrata për pronësinë mbi 3 automjete të marra me qira, të cilat u shitën në kundërshtim me ligjin, nga shtetasit Th. B. dhe R. L. (Th. B., i arrestuar dje; R. L. punonjës i DPSHTRR Elbasan, ende në kërkim), pasi iu hoqën GPS.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan/Vijon operacioni policor “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

U shpall në kërkim ditën e djeshme, në kuadër të operacionit “Fraud”, për shpërdorim të detyrës dhe për falsifikim të dokumenteve, kapet dhe ndalohet 30-vjeçarja, punonjëse e DRSHTRR Elbasan.

Dje, gjatë këtij operacioni, Policia arrestoi një 37-vjeçar dhe shpalli në kërkim të tjetër punonjës të DRSHTRR Elbasan, të cilët bashkëpunuan për të shitur në kundërshtim me ligjin, 3 automjete të marra me qira, të cilave iu kishin hequr GPS.

Si rezultat i kërkimeve të zhvilluara në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ditën e djeshme, pas organizimit të operacionit policor të koduar “Fraud”, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim I. B., 30 vjeçe, banuese në Elbasan, me detyrë juriste në DRSHTRR Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyres” dhe “Fallsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se 30-vjeçarja ka shpërdoruar detyrën, duke falsifikuar kontrata për pronësinë mbi 3 automjete të marra me qira, të cilat u shitën në kundërshtim me ligjin, nga shtetasit Th. B. dhe R. L. (Th. B., i arrestuar dje; R. L. punonjës i DPSHTRR Elbasan, ende në kërkim), pasi iu hoqën GPS.

Gjatë operacionit u sekuestruan 3 automjetet, ndërkaq vijon puna për kapjen e shtetasit R. L.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.