BLUETOOTH

Alarm për bombë në koncertin e këngëtarit të njohur shqiptar, klubi ndërmerr masat e menjëhershëm

09:35 - 28.11.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari i njohur shqiptar, Ylli Limani ka anuluar koncertin mbrëmjen e djeshme për shkak të një lajmi që në klub është vendosur një bombë.




Përmes një postimi në llogarinë e tij të Instagram, ai ka treguar se klubi është detyruar që t’i nxjerrë jashtë të gjithë pjesëmarrësit si pasojë e një alarmi të rremë, gjë që shkaktoi edhe anulimin e koncertit për festën e të gjithë shqiptarëve, 28 Nëntorin.

“Sonte është festa më e madhe e të gjithë shqiptarëve, 28 Nëntori. Sot kemi patur për të festuar bashkë. Pikërisht sot, pas një lajmërimi të rremë për eksploziv, eventi është anuluar! Po ndihem shumë keq për të gjithë ju që keni rezervuar dhe jeni bërë gati për të dalë. E gjithë kjo për shkak të ligësisë si njerëzve që kushedi se si e shikojnë të përfitojnë nga veprime të tjera”.- ka shkruar këngëtari.

 Ylli është një ndër artistët më të dashur nga publiku shqiptar, i cili po korr suksese të një pas njëshme në estradën muzikore.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.