AKTUALITET

Bie zjarr në një banesë dhe një pikë shitjesh makinash pas Sheshit të Flamurit në Vlorë

11:48 - 28.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një zjarr i madh ka përfshirë një servis makinash paraditen e kësaj të marte (28 nëntor) në Vlorë.




Zjarri ka rënë në afërsi të Sheshit të Flamurit, vend ku po zhvillohet festime sot në kuadër të 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa mësohet se dy automjete zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Për shkak të përmasave të mëdha, nga flakët është përfshirë dhe një banesë.

Fatmirësisht, nuk ka qytetarë të lënduar nga zjarri, por vetëm dëme materiale.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.