BLUETOOTH

“Ishte si sot mëngjes, 28 nëntor”-Kështu e uron Alban Skënderaj vajzën e tij për ditëlindje dhe Shqipërinë

12:09 - 28.11.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sot në shtëpinë e këngëtarit të njohur Alban Skënderaj dhe Miriam Cani festohet dy herë.




 Pikërisht për festën e flamurit, 28 nëntor, vajza e tyre, Ameli ka ditëlindjen dhe mbush plot 8 vjeç.

Përmes një postimi në Instagram, këngëatri bëhet nostalgjik duhe u kthyer pas në kohë në kujtime, ndërsa e ka uruar të bijën me fjalët më të ëmbla në këtë ditë kaq të veçantë për të.

“Ishte si sot mëngjes, 28 nëntor, 2018 kur ti bëheshe 3 vjeçe dhe festonim bashkë ditëlindjen tënde dhe Festën e Flamurit! Sot ti bëhesh 8 dhe unë nostalgjik, reflektoj për kohën që si një përplasje qepallash kalon pa ndjerë dhe pa kuptuar! Uroj shumë të jetoj me vetëdije çdo sekondë, çdo minutë, çdo ditë, muaj e vit të jetës tënde duke qenë aty, dorë për dorë apo në sfond duke të parë se si rritesh, gëzon dhe përgatitesh për sfidat e jetës! Të do babi shumë!”– ka shkruar Albani.

Krahas urimit për të bijën, këngëtari ka uruar të gjithë shqiptarët në këtë ditë kaq të rëndësishme për ta që shënoi historinë e Shqipërisë.

Kujtojmë që çifti janë prindër të dy fëmijëve, vajzës Ameli dhe djalit, Duam.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.