BLUETOOTH

John Travolta largohet nga Kisha e Scientology!

09:41 - 28.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Humbja e gruas së tij, Kelly Preston dhe mikes së tij të mirë Kirsty Alley, nga kanceri, e largoi John Travoltën nga shumë dalje publike dhe nga meidat. Këto dy humbje thuhet se e bënë atë të largohej nga Kisha e Scientology dhe ka disa indikacione domethënëse që thashethemet për daljen e tij përfundimtare mund të jenë të vërteta.




Kisha kohët e fundit mbajti një gala të mrekullueshme të organizuar nga Tom Cruise, por Travolta mungonte. “Tom Cruise bëri një hyrje spektakolare me helikopter, por John zgjodhi të mos vinte, duke i lënë të pranishmit të hutuar”, i tha një burim National Enquirer, përmes Radar Online. Ngjarja kryesore e Scientologjisë ishte diçka në të cilën Travolta normalisht do të ishte i pranishëm, kështu që pëshpëritjet për një dalje të mundshme nga organizata fetare po bëhen gjithnjë e më të forta, raporton sheknows.

Një nga miqtë e Travoltës tha për mediat se pas vdekjes së gruas së tij Kelly Preston dhe shoqes së tij të ngushtë Kirsty Alley, angazhimi i tij me Kishën është “stepur”.

Tom Cruise dhe John Travolta janë ndër njerëzit më të famshëm në planet, të cilët janë njohur si pjesëtarë të Kishës. Raportet, në verën e vitit 2022, thanë se deri pak vite më parë, mbështetësi fanatik John Travolta, po bën gjithçka që është e mundur për të shpëtuar nga gjiri i saj.

Madje, thuhet se Travolta ishte një anëtar i rangut të lartë, saqë mund ta mashtronte dhe… ta largonte.

Raportet thonë se ylli i Hollivudit ishte anëtari më i fuqishëm i “Kishës” së famshme derisa erdhi Tom Cruise. Ai është anëtar që nga viti 1975 por vitet e fundit thashethemet që qarkullojnë fuqishëm janë se ai tani po përgatit daljen e tij të madhe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.