Kryesore

“Nga familja jonë, tek e juaja”- Rita Ora uron kështu shqiptarët për festën e Pavarësisë (FOTO)

18:43 - 28.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora prej ditësh po qëndron në Kosovë e shoqëruar nga familjarë të saj dhe bashkëshorti Taika Waititin.




Pas festës së ditëlindjes në Prishtinë ajo ka qëndruar edhe gjatë ditës së sotme kur po festohet 28 Nëntori.

Këtë ditë të veçantë për shqiptarët, Rita e ka uruar përmes postimeve në llogarinë e saj në Facebook dhe Instagram.

Në Facebook, krahas disa fotove me presidenten Vjosa Osmani dhe bashkëshortin e saj Taika Waititi shkruan:

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri, nga familja jonë tek e juaja!”

Më herët përmes disa postimeve në Instagram ajo tregoi se mbrëmjen e sotme ka zgjedhur të veshë këpucët e saj të kuqe duke e theksuar se është një zgjedhje në shenjë të kësaj dite.

Në të njëjtën ditë, këngëtarja u nderua me “Çelësin e Qytetit” në Prishtinë.

Në një postim në FB, Përparim Rama shkruan se Rita Ora “na përfaqëson denjësisht në mbarë botën” dhe se Prishtina e pret me zemër hapur sot e përherë.

“Fantastikë Rita Ora e Taika Waititi ishte kënaqësi të ju kishim në Prishtinë!

Në emër të Kryeqytetit, ju dhuruam “Çelësin e Qytetit” për emocionet e veçanta që na dhuroni, dhe Rita përfaqësimin e dinjitetshëm që na bën në mbarë botën.

Faleminderit Rita për dhuratën, albumi yt i ri është fantastik! Prishtina ju pret me zemër hapur sot e përherë“, shkruan kryebashkiaku i Prishtinës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.