AKTUALITET

Osmani “shfaqet” krah Rita Orës: Suksesi i këngëtares ktheu sytë e botës nga Kosova

07:19 - 28.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidentja Vjosa Osmani, është shprehur se sukseset e këngëtares Rita Ora kthyen vëmendjen e botës nga Kosova.




Komentet Osmani i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku ka njoftuar se bashkë me miq dhe artistë të suksesshëm nga Kosova, kanë festuar arritjet e Rita Orës dhe shqiptarëve kudo që janë.

Osmani ka ndarë edhe fotografi nga festimet dhe nga takimi me Rita Orën.

Reagimi i Osmanit:

Sukseset e Ritës kthyen sytë e botës kah vendi ynë, e prej atëherë ajo u ngjit lartë e më lartë duke ngjitur skenat e muzikës anekënd botës.

Sonte, në prag të Ditës së Flamurit, bashkë me miq dhe disa nga artistët më të suksesshëm nga Kosova, festuam arritjet e panumërta globale të Rita Orës dhe të shqiptarëve kudo që janë, duke uruar që arritjet e tyre të vazhdojnë të shërbejnë si frymëzim për gjeneratat e reja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.