BLUETOOTH

Penelope Cruz na tregon se si të veshim dantella të bardha në një natë jashtë

09:59 - 28.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ylli i filmit Ferrari, Penelope Cruz, ishte një nga të ftuarat zyrtare në ceremoninë e 33-të të ndarjes së çmimeve Gotham, e cila u zhvillua mbrëmë në Nju Jork.




Aktorja 49-vjeçare zgjodhi të vishte një fustan dantelle me jakë dhe mëngë koshere, nga koleksioni vjeshtë/dimër 2023-2024 i Chanel. Ajo kombinoi fustanin e leshit alpaka me të brendshme bezhë, sandale të zeza të larta dhe një çantë clutch saten të zezë. Për bizhuteri, ajo vuri në pah një karficë platini, të cilën e vendosi poshtë jakës në fillim të xhaketës së saj të gjatë, ndërsa pamjen e plotësoi me një palë vathë të gjatë diamanti prej platini.

Filmi me Adam Driver mund të ketë marrë vetëm një çmim nderi, por Cruz padyshim që e mori çmimin e audiencës për pamjen e saj elegante, e cila bëri dallimin mes dominimit të fustaneve të zeza dhe kostumeve që vërshuan në tapetin e kuq.

Më poshtë mund ta shihni pamjen e saj:

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.