BLUETOOTH

“Prishtina e pret me zemër hapur sot e përherë”- Rita Ora nderohet me “Çelësin e Qytetit”: Na përfaqëson denjësisht në mbarë botën

10:47 - 28.11.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora është nderuar me “Çelësin e Qytetit” në Prishtinë.




Artistja, e cila ndodhet në Prishtinë me bashkëshortin e saj Taika Waititi, mori  “Çelësin e Qytetit” nga kryebashkiaku Përparim Rama.

Në një postim në FB, ai shkruan se Rita Ora “na përfaqëson denjësisht në mbarë botën” dhe se Prishtina e pret me zemër hapur sot e përherë.

“Fantastikë Rita Ora e Taika Waititi ishte kënaqësi të ju kishim në Prishtinë!

Në emër të Kryeqytetit, ju dhuruam “Çelësin e Qytetit” për emocionet e veçanta që na dhuroni, dhe Rita përfaqësimin e dinjitetshëm që na bën në mbarë botën.

Faleminderit Rita për dhuratën, albumi yt i ri është fantastik! Prishtina ju pret me zemër hapur sot e përherë“, shkruan kryebashkiaku i Prishtinës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.