Kronikë

Tiranë/ Shpërthim me eksploziv jashtë ambienteve të një lokali

09:13 - 28.11.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur jashtë ambienteve të një lokali. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit në rrugën “Sali Butka”.




Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.11.2023, rreth orës 05:00, është marrë njoftim se në rrugën “Sali Butka”, në ambientet e jashtme të një lokali në përdorim nga shtetasi A. Xh., 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.