LAJMI I FUNDIT

Dedikim për Duamenën, azeri shfryn nga stoli pas golit. Ja disa nga pikantet e ndeshjes Laçi-Egnatia

19:28 - 29.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndreca teksa shënoi një gol fantastik fluturimthi, por nuk festoi duke respektuar të shkuarën e tij, pasi më përpara ka luajtur me Laçin. Gjithashtu, bashkë me lojtarët e tjerë të Egnatias ai i drejtoi duart drejt qiellit, duke ia dedikuar këtë gol shokut të tyre, Rafael Duamena, i ndarë nga jeta vetëm para pak ditësh.




* Isgandarli u pa i irrituar teksa shënoi golin e dytë për rrogozhinasit. Sulmuesi azer u drejtua nga stoli me gjeste nervozizmi, pasi në javët e fundit nuk ka luajtur rregullisht, duke humbur edhe vendin e titullarit.

* Gjyqtari kryesor i sfidës, Erjon Bastari e pa të arsyeshme ta mbyllte sfidën disa sekonda para se të mbaronte minuta e 94-t dhe e fundit e ndeshjes, bashkë me shtesat.

* Kaleb Kahalil në momentin që ndeshja përfundoi, u shtri në tokë pasi ndiente dhimbje. Mbrojtësit kurbinas nuk i erdhi askush në ndihmë nga ana e stafit, por Sobouale, i cili e mori për krahësh dhe e ndihmoi t’u drejtohej dhomave të zhveshjes.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.