Kryesore

E trishtë/ Ndahet nga jeta futbollisti i ri, ja për çfarë dyshohet

16:42 - 29.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Futbolli gjerman është në zi për humbjen e sulmuesit të Regensburgut, Agyemang Diavusie, i cili ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare. 




Raportohet se futbollisti ka vdekur “për shkaqe natyrale”, teksa për momentin nuk dihet saktësisht se si ndodhi vdekja e papritur e 25-vjeçari që luante në ligën e tretë të futbollit gjerman.

I lindur në Berlin, anësori luajti për ekipin kombëtar të Gjermanisë U19 në vitin 2016. Diavusei mbërriti në Regensburg këtë verë dhe bëri 16 paraqitje për klubin bavarez, i cili u rrëzua nga  Bundesliga 2 sezonin e kaluar. 

Ndeshja e fundit zyrtare ishte ajo kundër TSV 1860 Munich, më 4 nëntor. Diavusie në atë ndeshje luajti 38 minuta dhe skuadra e tij, Regensburg, fitoi me rezultatin 1-0. 

Me 37 pikë të grumbulluara, Regensburgu është në vendin e parë në kampionat, duke qenë favorit i madh për t’u ngjitur në Bundesligën 2. 

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.