BLUETOOTH

FOTO/ Në hetim nga SPAK pasi emri iu përmend në përgjimet e Sky Ecc, ja ku u shfaq për festën e pavarësisë këngëtarja Elvana Gjata

12:02 - 29.11.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me rastin e festës së Pavarësisë, në qytetin e Vlorës janë organizuar festime të shumta, ku në Pallatin e Sportit një grup këngëtarësh të njohur shqiptar kanë performuar.




Mes këngëtarëve si Eugent Bushpepa, Irma Libohova, ka qenë edhe këngëtarja Elvana Gjata, për të cilën Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, (SPAK) ka nisur një hetim pasuror pasi emri i saj u përmend në përgjimet e Sky Ecc, të cilët çuan në burg, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të shtetit.

Sipas komunikimeve në aplikacionin “SKY” mes Ervin Matës dhe Erzen Breçanit, biznesmeni i ka thënë ish-drejtorit te Policisë se “do t’i dërgojë 500 mijë euro përmes llogarisë së Elvanës”.

Në lidhje me lajmin, Elvana nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar, dhe mesa duket  e ka marrë lehtë hetimin, dhe ka vijuar punë e saj me koncertet brenda dhe jashtë vendit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.