BLUETOOTH

Ish e fejuara e tij doli nga “Big Brother Vip”, çfarë deshi të tregojë Mërgim Brerisha me postimin e fundit

09:41 - 29.11.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Modelja shqiptare, Vesa Vllasaliu është eleminuar nga “Big Brother Vip Kosova” këtë javë duke lënë në mes garën për të fituar çmimin e madh.




Prej kohësh ajo ka qenë një ndër konkurrentet më të komentuara në këtë “reality show”, për rastin me shoqen e ngushtë, Edona Berisha të cilën e akuzoi se ia kishte marrë të fejuarin, futbollistin e njohur shqiptar Mërgim Brerisha vetëm 2 javë para se ata të kurorëzonin me martesë dashurinë e tyre.

Që nga momenti kur Vesa rrëfeu versionin e saj të lidhjes së dashurisë, Mërgimi u ‘zhduk’ nga rrjetet sociale. E vetmja që postonte dhe ishte aktive në rrjete sociale ishte bashkëshortja e tashme e Mërgimit.

Mirëpo mesa duket dalja nga shtëpia më e famshme e ish të fejuarës e cila po zbulonte anën tjetër  të Mërgimit, ai është qetësuar.

Së fundmi futbollisti ka bërë një postim në rrjetet sociale për herë të parë pas një kohe të gjatë, i cili publikoi një foto krah bashkëshortes së tij dhe mesa duket po hedh kunja ndaj ish-partneres duke i treguar se sa i lumtur është, ndonëse ajo u përpoq që ti dëmtonte imazhin atij.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.