BLUETOOTH

“Ke foto nudo? Dua t’i shoh”- Dalin mesazhet e nxehta të Neymar me p*rnostaren, Bruna Biancardi konfirmon ndarjen: S’jemi më në një lidhje

09:58 - 29.11.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Neymar dhe Bruna Biancardi janë ndarë vetëm disa ditë pasi ai dyshohet se i kërkoi foto nudo një pornostarje.




Modelja e faqes për të rritur, OnlyFans, Aline Farias publikoi mesazhe që pretendon se ia ka dërguar nga futbollisti i Al-Hilal.

Por Neymar ka këmbëngulur se mesazhet janë të vjetra. Ai hodhi poshtë pretendimet në një postim Instagram, duke shkruajtur: “Trego datën… janë mesazhe të vite më parë”.

Por vetëm pak ditë pas publikimit të mesazheve, Bruna Biancardi konfirmoi se është ndarë nga Neymar, vetëm disa javë solli në jetën vajzën e tij të quajtur Mavie.

“Kjo është një çështje private, por duke qenë se jam e ekspozuar çdo ditë ndaj lajmeve, supozimeve, ju bëj me dije se nuk jemi në një lidhje. Ne jemi prindërit e Mavie dhe kjo është arsyeja pse jemi bashkë.

Shpresoj që tani të ndalohen së publikuari lajmet e shpeshta. Faleminderit”, shkroi ajo.

Në mesazhet e publikuara Neymar flirton me Aline dhe i shkruan: “Ke imazhe nudo? Ku? Dua t’i shoh”, për të cilat ajo i thotë se duhet të regjistrohet në llogarinë e saj për t’i parë ato.

“Kam disa nudo”, i shkroi ajo krahas një emoji. I pakënaqur me këtë, Neymar këmbënguli: “Ku? Dua t’i shoh”.

Por Aline refuzoi t’ia dërgonte dhe donte që Neymar të paguante për t’i parë ata dhe i dërgoi atij llogarinë e saj në mënyrë që ai të kishte akses.

“Duhet të më thuash më pas nëse ato që ke parë janë në rregull”, shtoi ajo.

Neymar më vonë pretendoi se ai hapi linkun e llogarisë së saj në Only Fans, por nuk kishte asgjë në të.

Por, Farie iu përgjigj Neymar se duhej të abonohej për të parë fotot e saj intime.

“Duhet të abonoheni, zemër. Ju keni foto atje. Unë do të fle, kujdesu. Kalofshi një natë të mirë“, shtoi ajo.

Ish-sulmuesi i PSG-së dhe Barcelonës nisi lidhjen me Bruna Biancardi në 2021.

Ata u ndanë përkohësisht një vit më vonë përpara se të pajtoheshin në janar.

Bruna njoftoi menjëherë se ishte shtatzënë me vajzën e tyre, e cila erdhi në jetë muajin e kaluar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.