AKTUALITET

I përgatitur për atentat? Zbulohet ADN e një shqiptari tek makina e mbushur me armë

10:23 - 29.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një automjet i braktisur u gjet në Palio Faliro të Athinës, brenda së cilit u gjet armë dhe municion, ka alarmuar policinë greke.




Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi të premten, ku brenda mjetit u gjet 1 armë zjarri tip Kallashnikov, 1 granatë dore, karikatorë, një bidon benzinë dhe një kokore.

Sipas të njëjtave informacione, automjeti ishte me targa false dhe makina rezulton e denoncuar e vjedhur më 14 shtator, në Drejtorinë e Policisë Nea Ionia.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se ngjarja lidhet me një shtetas shqiptar, 39 vjeç, të skeduar për grabitje. Ai rezulton i arrestuar në Patra në 2009 dhe në Athinë në 2019, por tashmë është i lirë. Objekt i sulmeve të tij kanë qenë pikat ELTA dhe bankomatet.

Kjo thuhet se ka dalë nga analizimi i gjurmëve të gishtërinjve dhe ADN-së nga Drejtoria e Laboratorëve të Mjekësisë Ligjore.

Megjithatë, ka ende shumë pikëpyetje për shënjestrën e shqiptarit, nëse bëhej fjalë për atentat apo për grabitje.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.