BLUETOOTH

U gjet i vdekur në shtëpinë e tij, çfarë do të bëhet me pasurinë e aktorit të njohur?

12:25 - 29.11.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori i njohur Matthew Perry disa javë më parë u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në në Los Anxhelos.




54-vjeçari ka lënë pas një pasuri marramendëse, ndërsa të gjithë dëshirojnë të dinë se çfarë do të bëhet me trazhëgiminë e tij.

Sipas Page Six, familja e aktorit po mendon që e gjithë pasuria e tij të shkojë për njerëzit në nevojë, përmes një fondacioni.

“Potenciali që ka Fondacioni Matthew Perry për të ndihmuar ata që vuajnë nga sëmundjet është diçka për të cilën jemi krenarë”, thuhet në deklaratën e familjes së aktorit të ndjerë.

Perry u bë i njohur me rolin e tij në serialin e famshëm “Friends”, i cili u transmetua nga viti 1994 deri më 2004, duke fituar çmimin “Emmy” më 2002 për serialin komik më të mirë.

Ai po ashtu ka luajtur në filma të tjerë si, “Fools Rush In” dhe “The Whole Nine Yards”.

Matthew Perry attends the GQ Men of the Year Party on November 17 2022 in West Hollywood California.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.