BLUETOOTH

VIDEO/ Me këngë shqiptare, Rita Ora dhe Taika ia hedhin valles për festën e Pavarësisë së Shqipërisë

15:56 - 29.11.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

4Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora prej disa ditësh ndodhet në Kosovë së bashku me familjen e saj dhe bashkëshortin Taika Waititi.




Mesa duket çifti po e shijon më së miri qëndrimin në Prishtinë, ku përveç se artistja festoi ditëlindjen e saj dhe festën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në një video që po bën xhiron e rrjetit duket qartë Rita e cila mbrëmjen e djeshme së bashku me Taikën ia shtruan valles me disa këngë shqipe ‘tallava në një ndër klubet e kryeqytetit.

Ditën e djeshme këngëtarja u nderua me “Çelësin e Qytetit” nga kryetari i Komunës (Bashkisë) së Prishtinës, Përparim Rama për përfaqësimin me dinjitet që i ka bërë Shqipërisë në mbarë botën.

“Fantastikë Rita Ora e Taika Waititi ishte kënaqësi të ju kishim në Prishtinë! Në emër të Kryeqytetit, ju dhuruam ‘Çelësin e Qytetit’ për emocionet e veçanta që na dhuroni, dhe Rita përfaqësimin e dinjitetshëm që na bën në mbarë botën. Faleminderit Rita për dhuratën, albumi yt i ri është fantastik! Prishtina ju pret me zemër hapur sot e përherë”- ka shkruar Rama


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.