BLUETOOTH

Arti në zi, ndahet nga jeta aktorja e njohur e filmave

11:03 - 30.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e artit, ku aktorja Frances Sternhagen është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare.




Ishte familja e aktores që njoftoi lajmin për ndarjen nga jeta të saj në një deklaratë për PEOPLE, ku theksonte se ajo ka lënë pas 6 fëmijët e saj, 9 nipër e mbesa dhe 2 stërnipër.

“Me pikëllim të madh ndajmë lajmin se nëna jonë e dashur, aktorja Frances Sternhagen, ndërroi jetë paqësisht për shkaqe natyrore në Neë Rochelle, Nju Jork më 27 Nëntor 2023, në moshën 93-vjeçare.

Ajo ka lënë pas 6 fëmijët e saj, 9 nipër e mbesa dhe 2 stërnipër. Një festë për karrierën dhe jetën e saj të jashtëzakonshme është planifikuar për në mes të janarit, afër ditëlindjes së saj të 94-të. Ne vazhdojmë të frymëzohemi nga dashuria dhe jeta e saj”, thuhet në deklaratë.

Ndërsa djali i saj John Carlin bëri një postim në Instagram ku u shpreh se mamaja e rij ishte një artiste dhe një njeri i jashtëzakonshëm.

“Mbrëmjen e së hënës, më 27 nëntor, ajo ndërroi jetë e qetë në shtëpi, një muaj e gjysmë para ditëlindjes së saj të 94-të”, ka shkruar ai duke postuar një sërë fotosh të nënës së tij. “Do të postoj më shumë së shpejti, por tani për tani dua të falënderoj për dhuratën e jashtëzakonshme të një artisti dhe qenie njerëzore që ishte Frances Sternhagen”- shtoi më tej.

Frances Sternhagen, u më e njohur për rolet e saj në “Cheers” dhe “Sex and the City”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.