BLUETOOTH

Banorja e “BBV” shpërthen në lot: Unë jam rritur me njerkë…

18:04 - 30.11.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kader Kicaj është banorja më e re e Big Brother VIP Kosova 2, e cila u bë pjesë e formatit rreth dy javë më parë.




Hyrja e saj në shtëpinë e “BBVK” mori vëmendje të madhe, nuk ka kaluar shumë dhe ajo tashmë është bërë pjesë e debateve dhe diskutimeve të ndryshme me banorët.

Por, krahas kësaj, Kaderi ka preferuar që të flas shumë pak për jetën e saj private, megjithatë ajo e ‘hapi zemrën’ së fundmi me miqtë e saj brenda BBVK, Albyn, Lumbardhin dhe Monikën.

Mes lotëve, Kaderi për herë të parë ka treguar se është rritur pa nënë dhe se e ka e ndje mungesën e saj gjatë tërë jetës.

Madje ajo tha se kjo i ka shkaktuar frikës se një gjë e tillë mund t’i ndodh edhe kur ajo vet të bëhet nënë.

“Po mërzitem kur po ju shoh ty (Albyn) dhe Monikën për fëmijët e juve, është diçka që më prek shumë, unë jam rritur me njerkë, për këtë jam shumë më e fortë edhe për këtë arsye vetëbesimi më është rritur shumë se ndoshta nëse do i kisha të gjitha në jetë nuk do e kisha këtë guxim që e kam, sepse shtylla e një fëmijë është nëna, pastaj vjen babai, pse thonë se nëna është ajo që i mbledh fëmijët në sofër, e kam një peng në jetë se them ‘çka nëse nesër martohem dhe bëjë fëmijë dhe me i lënë fëmijët e mi sikur e ka bërë nëna ime’, nuk e paramendoj jetën time ashtu, për ata e kam frikë që ta gjej një njeri dhe nuk më ecën fati me të deri në fund, është ndryshe kur fëmijët i rrit vet, se ndryshe kur rriten me të dy prindërit”, tha mes lotësh Kaderi.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.