BLUETOOTH

Puthje dhe ledhatime, konkurenti i “BBV” i afërt me p*rnostaren, çfarë po ndodh mes dyshes?

15:35 - 30.11.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lumbardh Spahiu dhe pornostarja Alby Rydes kohët e fundit janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother Vip Kosova”.




Mbrëmjen e djeshme dyshja kanë biseduar së bashku, në një moment Alby ulet në prehërin e konkurentit duke ia ledhatuar flokët me dorë, ndërsa ai kishte futur dorën poshtë xhupit të saj dhe po i fërkonte shpinën.

Alby dhe Lumbardhi u distancuan nga pjesa tjetër e banorëve duke qëndruar në oborrin e shtëpisë, teksa  në një moment ish-futbollisti e ka puthur atë në faqe.

Afërsia e tyre ka rënë në sytë e publikut, të cilët aludojnë se me kalimin e kohës mes dy konkurentëve mund të lindin diçka më shumë se sa miqësi.

Mesa duket Lumbardhi dëshiron që të krijojë një lidhje brenda shtëpisë, pasi edhe disa ditë më parë ai ia ka shprehur hapur pëlqimin konkurentes nga shkodra Alba, e cila ia bëri të qartë se mes tyre nuk mund të ketë më shumë se miqësi.

Nga ana tjetër pornostarja ka treguar se arsyeja që është bërë pjesë e “BBV” është për të blerë një shtëpi për të jetuar me vajzën e saj 4 vjeçare.

Gjatë rrugëtimit të saj në këtë reality show, Alby ka treguar se është penduar për karrierën e saj si aktore e filmave për të rritur.

Alby Rydes zbuloi se është “single si një dollar’ ndërsa zbuloi se është nënë e një vajze 4-vjeçare e gjysmë, e cila i ka dhënë porosi të fitojë BBVK që të blejnë një shtëpi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.