Kryesore

Renditja e FIFA-s/ Barazimet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe i kushtojnë Shqipërisë, ja ku pozicionohet Kombëtarja kuqezi

12:50 - 30.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria mbylli muajin nëntor me dy barazime ato ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, sfida të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Kuqezinjtë arritën objektivin për t’u kualifikuar në Europian madje duke u renditur si të parët në Grupin E duke lënë pas Çekinë.




Megjithatë, kualifikimi i arritur nëpërmjet dy barazimeve ka ndikuar në pozitat e kombëtares sa i takon klasifikimit në FIFA. Kombëtarja e drejtuar nga Silvinjo ka humbur tre pozicione për muajin nëntor dhe nga hera e fundit që renditeshin në vendin e 59-të, tashmë mbajnë vendin e 62.

Nga ana tjetër, ajo që përfiton plot katër pozicione është Kosova. Dardanët në nëntor fituan me Izraelin, barazuan me Zvicrën dhe humbën me Bjellorusinë. Kështu, Kosova nga vendi i 105, tashmë ka kaluar në vendin e 101.

Ndërkohë, nuk ndryshon klasifikimi sa i takon kryesuesve të listës teksa vendi i parë mbetet pronë e Argjentinës që ndiqet nga Franca dhe Anglia. Në dhjetëshen e parë renditen edhe Belgjika, Brazili, Holanda, Portugalia, Spanja, Italia dhe Kroacia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.