Kronikë

Zbulohet e shkuara e “errët”/ 52-vjeçari goditi me sëpatë në kokë të riun në lokalin e tij, pronari i biznesit: U rrëzua nga shkallët

12:33 - 30.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë në Kavajë, për pak përfundoi në tragjedi, pasi një 33-vjeçar është goditur me sëpatë në kokë brenda një lokali nga shtetasi Artur Petja.
Ngjarja ndodhi për motive të dobta në lokalin në pronësi të shtetasit Elton Dedej në lagjen nr.4 në qytet.




I riu me iniciale I. Gj., 33 vjeç, banues në Kavajë, pas marrjes së mjekimit nga uniformat e bardha në spitalin e Durrësit, është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Ndërsa në pranga ka rënë autori i ngjarjes, 52-vjeçari Artur Petja dhe pronari i biznesit,  për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Organizmi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Pas konfliktit në lokalin e tij, 44-vjeçari ka prishur vendin e ngjarjes, ndërsa kur është marrë në pyetje nga oficeri i Policisë, ka deklaruar se 33-vjeçari ishte dëmtuar pasi ishte rrëzuar nga shkallët.

Elton Dedej rezulton person me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit.

E shkuara e errët

44-vjeçari është përfshirë në një përplasje me armë më 4 korrik 2019 në lokalin e tij, mes dy bandave ku u vra një kalimtar.

Vëllezërit Rustem dhe Elton Dedej ndodheshin në lokalin e tyre, së bashku me dy vëllezërit Eraldo dhe Elio Hyka, për tu sqaruar me vëllezërit Marjus dhe Denis Aliu, dyshohet të ketë motiv konfliktin për zonën e influencës për shpërndarjen e drogës.

Janë përplasur fillimisht me grushte dhe më pas kanë nxjerrë armët duke qëlluar me të paktën 15 plumba kundër njëri-tjetrit.

Nga të shtënat e Marjus Aliut mbeti i vdekur kalimtari i rastësishëm, 50-vjeçari Ramazan Hasalliu, që sapo kishte dalë nga furra me bukë në dorë.

Po ashtu, plumbat kapën edhe dy persona të tjerë të rastësishëm, Sali Mekja, pronar i një lokali tjetër përballë vendit ku ndodhi përplasja i cili po qëndronte në biznesin e tij me një mik, Arben Ajdini, kur të dy u kapën plumbat.

Zënka mes të tyre kishte nisur një natë përpara përplasjes me armë. Paraditen e ngjarjes vëllezërit Dedej kanë rrahur Denis Aliun dhe një orë më pas e kishin lënë për t’u sqaruar në lokalin në hyrje të Kavajës.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vriste me mjet prerës (sëpatë), një 33-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një lokal, kapet dhe vihet në pranga 52-vjeçari.

Vihet në pranga dhe një 44-vjeçar (pronari i lokalit ku ndodhi konflikti), pasi ka përkrahur 52-vjeçarin, duke prishur vendin e ngjarjes dhe duke dhënë deklaratë të rreme. 44-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit.

Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas që luante lojëra fati në lokalin që 44-vjeçari e kishte përshtatur për këtë veprimtari të kundërligjshme.

Sekuestrohen mjeti prerës (sëpatë) dhe 2 celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes 2 shtetasve, në një lokal, në lagjen nr. 4, Kavajë, kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. P., gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lokalin në pronësi të shtetasit E. D., ka tentuar të vrasë shtetasin I. Gj., 33 vjeç, banues në Kavajë, duke e goditur me mjet prerës (sëpatë), në kokë. 33-vjeçari, pas mjekimit në spitalin e Durrësit, është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit

A. P.,, 52 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë

E. D., 44 vjeç, banues në Kavajë (pronari i lokalit ku ka ndodhur konflikti), për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Organizmi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”. Pas konfliktit në lokalin e tij, ky shtetas ka prishur vendin e ngjarjes, ndërsa kur është marrë në pyetje nga oficeri i Policisë, ka deklaruar se shtetasi I. Gj. ishte dëmtuar pasi ishte rrëzuar nga shkallët. Gjatë kontrollit në celularin e shtetasit E. D., shërbimet e Policisë kanë gjetur të hapura faqe që shërbejnë për lojëra fati.

Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 31 vjeç, banues në Kavajë, klient në këtë lokal, pasi edhe në celularin e tij gjetur të hapura faqe që shërbejnë për lojëra fati.

Mjeti prerës (sëpatë), celulari i shtetasit E. D. dhe i shtetasit A. D. janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.